Masa e paqëndrueshme dhe me lagështi e ajrit që gjendet përgjatë lumit Lepenc pritet të shkaktojë rritje të shpejtë të prurjeve të ujit.
Kështu thonë nga Enti Hidro-Meteorologjik (EHM), duke kërkuar nga qytetarët që të jenë të vëmendshëm gjatë lëvizjes përgjatë këtij lumi, pasi që ka mundësi që Lepenci të del nga shtrati i tij.
Sipas tyre, prurjet e lumenjve nëpër tërë Maqedoninë janë mbi mesataren, që është karakteristikë e kësaj periudhe të vitit, edhe pse moti mund të ndikojë që prurjet e lumenjve të shtohen shpejtë.
Prurjet e lumenjve mund të shtohen shpejtë në lumenjtë e Kumanovës, Likovës, Konjarkës, Sllupçanit, Pçinja, lumi Kriva, lumi i Zi, si edhe lumenjtë më të vegjël që bashkangjiten me shtratin e Vardarit./Telegrafi
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...