Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova nënshkroi dekret për tërheqjen e shtatë ambasadorëve.
Bëhet fjalë për ambasadorë të jashtëzakonshëm dhe të plotfuqishëm në pesë vende dhe dy organizata.
Në mesin e të tërhequrve është edhe ambasadori i Maqedonisë në NATO, Dane Taleski, i cili, sipas vendimit, do të qëndrojë ambasador deri më 15 janar 2025. Për pjesën tjetër mandati përfundon më 30 nëntor të këtij viti.
Është tërhequr ambasadori në Shqipëri, Danço Markovski, pastaj Teuta Agai Demjaha, e cila është shefe e misionit të përhershëm të Maqedonisë pranë Organizatës së OKB-së në Gjenevë.
Dekrete për tërheqje kanë edhe edhe për ambasadoren në Selinë e Shenjtë në Vatikan, Maria Efremova, pastaj Faton Beita nga Danimarka, Sali Limani nga Kazakistani dhe Shaban Jashari, i cili është ambasador në Katar me qendër në Doha./Telegrafi/
Barcelona vendos për Lewandowskin – kontratë e re, por me ul...
Vdes Beqir Sefa, njëri nga policët që ishte kidnapuar në ver...
Qeveria shqiptare miraton kompensimin për ushtarakët e koman...
Benjamin Netanyahu: Nuk është e qartë se kush po e drejton I...
Zjarrvënie në Ligatinën e Hencit, Pacolli kërkon hetim të me...
Moti për Bajram i vranët dhe me intervale dielli