Kabineti i presidentit thotë se Pendarovski është në konsultime me ekspertë juridikë dhe më pas do ta nënshkruajë Ligjin për regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave.
“Presidenti Pendarovski bën konsultime me ekspertë juridik për Ligjin për regjistrimin e popullsisë dhe gjatë ditëve të ardhshme do ta bëjë të ditur qëndrimin e tij”, thonë nga kabineti i Pendarovskit.
Të njëjtën ditë kur u miratua, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ligjin e ka dorëzuar te presidenti për nënshkrim dhe për shpallje të ligjit.
Pendarovski, sipas ligjit, në afat prej shtatë ditësh, duhet ta nënshkruajë dekretin për shpalljen e ligjin ose me letër ta njoftojnë kreun e Kuvendit nëse vendos të mos nënshkruajë ligjin.
Nëse presidenti vendos të mos e nënshkruajë, Kuvendi sërish e shqyrton ligjin sipas Rregullores, në afat prej 30 ditëve nga miratimi i ligjit. Pas shqyrtimit të dytë të ligjit, amendamentet mund të ndryshohen vetëm sipas vërejtjeve të presidentit, shkruan Telegrafi.
Ndryshe, ku ligj u miratua më 20 janar, ndërsa këtë ligj e mbështeti LSDM, BDI, Besa, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, ndërsa OBRM-PDUKM nuk votoi.
Juventusi i bindur se do të arrijë marrëveshje me yllin e Ma...
Karantinë për 42 ditë, pacienti francez pozitiv me hantaviru...
Agim Veliu përfshihet në listën e deputetëve të LDK-së
Ardian Gjini bartës i listës së AAK-së për zgjedhjet e 7 qer...
Mësimdhënësja në Ferizaj gjen portofolin me mbi 2 mijë euro ...
Ramiz Lladrovci kritikon vendimin e PDK-së për Fatmir Limaj:...