Presidenti i Republikës së Letonisë, Egils Levits, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sot do të takohet me nikoqirin e tij, presidentin Stevo Pendarovski.
Siç kumtojnë nga Kabineti i shefit të shtetit, presidenti Levic do të pritet me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake, pas çka vijon tet-a-tet takimi i presidentëve dhe mbledhja plenare e delegacioneve të Letonisë dhe Maqedonisë së Veriut. Pas mbledhjes plenare është paraparë konferecë e përbashkët për shtyp e dy presidentëve.
Në kuadër të vizitës, në kishën “Shën Spasi” në Shkup, dy presidentët do të vendosin lule te varri i Goce Dellçevit.
Presidenti i Letonisë, dje ka realizuar takim me shefin e diplomacisë, Bujar Osmani, i cili e priti në aeroportin e Shkupit. Ata kanë biseduar për sfidat aktuale politike dhe të sigurisë, si pasojë e invazionit në Ukrainë, në aspekt të anëtarësimit të dy shteteve në NATO, ndërsa u riafirmua edhe përkrahja letoneze për eurointegrimet tona.
“Si vend baltik me këndvështrim të mprehtë për rreziqet gjeopolitike, Letonia mbetet mbështetësi ynë i vazhdueshëm në rrugën drejt BE-së, me qëndrimin se fillimi i negociatave të anëtarësimit me BE-në është e rëndësisë vitale, si për vendin tonë, ashtu edhe për Evropën”, ka shkruar Osmani në profilin e tij në Facebook pas takimit.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...