Prej nesër nisin të funksionojnë gjithsej 14 pika për marrjen e materialeve dhe mostrave për testim nga koronavirusi në territorin e shtetit, përcjell GazetaExpress nga In7.
Në Shkup pikat do të jenë në poliklinikat “Çair” dhe “Jane Sandsanski”, ndërsa gjatë ditës së nesërme do të publikohen informacione për pesë qendra në mbarë vendin.
“Do të testohen qytetarë me indikacione epidemiologjike dhe me caktime nga paralajmërimi paraprak tek mjeku amë e cila duhet të plotësohet me algoritëm që do të tregojë në atë nëse qytetari duhet të testohet ose jo. Pas takimit të djeshëm koordinues me Shoqatën e mjekëve amë ata plotësisht janë kyçur në mbështetje të këtij sistemi në identifikimin e zbulimit të hershëm, rritjes së qasjes së pacientëve ose të qytetarëve së pari në diagnostikim, pastaj edhe deri në zbatimin dhe kryerjen e testeve”, ka thënë Filipçe.
Ai ka përsëritur se Koll- qendra është veçmë në funksion nga fundjava dhe se gjatë kohës së ditëve të punës do të punohet me kapacitet të shtuar të njerëzve me qëllim të shmangen pritjet.
Ai ka përsëritur të dhënat që më parë u publikuan nga MSH për numrin e testeve të reja. Në 24 orët e kaluara janë regjistruar 29 raste të reja në vend dhe numri ka arritur në 114 të infektuar. Sipas qyteteve në Shkup ka 65 raste, Dibër 36, Shtip 7, Kavadar dhe Ohër 2, Gostivar 1 dhe Kumanovë 1.
Lidhur me orën policore, Filipçe tha se ajo nuk vlen për punonjës shëndetësor, pjesëtarë të MPB-së dhe Armatës./GazetaExpress
A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për U...
Barcelona bën detyrën dhe kalon tutje në Kupën e Mbretit
Ludo Lee shpërthen ndaj Albës: Kjo koka e sëmurë o vëlla, de...
Abdixhiku për Agim Veliun: E ka vendin e tij në LDK gjithmon...
Arktiku përjetoi vitin më të nxehtë të regjistruar ndonjëher...
Mbyllet Asambleja e SEPCA-s në Vlorë, Drejtori i Policisë së...