Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së, sonte e miratoi vendimin për mbajtjen e kongresit të jashtëzakonshëm të partisë.
Për dorëheqjen e kryetarit të, Nikolla Gruevski, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv thonë se është e parevokueshme, njofton Portalb.mk.
Burimet e larta partiake nga VMRO-DPMNE thonë se shumica e Komitetit Ekzekutiv ka votuar për mbajtjen e kongresit. Vendimin për t’i thirrur kongresi e kanë përkrahur 100 anëtarë të trupit partiak, 10 kanë qenë të përmbajtur, ndërkaq 1 kundër.
Sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, kongresi i jashtëzakonshëm do të mbahet më 23 dhjetor në Valladnovë, kur dhe do të duhet të zgjidhet kryetar i ri i VMRO-DPMNE-së.
Seanca ende vazhdon që të caktohen pikat e ditës të kongresit të jahtëzakonshme dhe afatet për dorëzimin e kandidaturave për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.
Rikujtojmë se deri më tani kandidaturën për kryetar të VMRO-DPMNE-së e ka bërë publike Filip Petrovski ndërkaq emër kanë paralajmëruar se do të dorëzojnë edhe Iniciativa për Reforma në VMRO-DPMNE, FRODEM, Forumi i Patriotëve Mendjehapur, Unioni i Veteranëve dhe disa fraksione të tjera të dala nga VMRO-DPMNE-ja.
Postin për kreun e VMRO-DPMNE-së jo-zyrtarisht e synojnë edhe disa anëtarë si Ilija Dimovski, Antonio Milloshoski, Nikolla Poposki dhe Nikolla Todorov. Ndërkohë kandidaturë të mundshme paralajmëroi edhe sekretari i përgjithshëm i partisë Hristijan Mickoski.
Nikolla Gruevski në krye të VMRO-DPMNE-së është që nga viti 2003 duke zëvendësuar ish kryetarin Lubço Georgievski./Portalb.mk/
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...