Sekretari Shtetëror i SHBA-ve, Mike Pompeo, e ka uruar Maqedoninë e Veriut për Ditën e Pavarësisë.
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen e Departamentit Amerikan të Shtetit, Pompeo thotë se SHBA-të do të vazhdojnë të jenë aleat i Maqedonisë së Veriut.
“Këtë vit ne e uruam Maqedoninë e Veriut pasi u bë anëtarja e 30-të e NATO-s dhe përshëndesim përkushtimin e vendit tuaj për sigurinë dhe paqen rajonale dhe globale, që reflektohet përmes kësaj arritje. Jemi të inkurajuar nga përparimi në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet tuaja për të arritur integrimin evropian”.
“Zgjedhjet e fundit kuvendare ishin të qeta dhe të suksesshme në rrethana të pazakonshme. Arritjet tuaja do të ndihmojnë formësimin e të ardhmes së Ballkanit Perëndimor”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Mike Pompeo.
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...