Andrija Mandiq është zgjedhur kryetar i Kuvendit nga deputetët e Malit të Zi.
Mandiq u zgjodh në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit nga korriku, shkruan Vijesti transmeton Arbresh.info.
Në votimin e fshehtë, 49 deputetë votuan për zgjedhjen e Mandiqit, ndërsa asnjë votë kundër.
Mandiq është drejtues i koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi”, si dhe njihet si politikan proserb.
Pas kryetarit, sot do të votohet edhe Qeveria e re e Malit të Zi.
Në votim nuk morën pjesë deputetë nga Partia Demokratike e Socialistëve, Partia Boshnjake, Socialdemokratët, Partia Liberale, Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve, Nisma Qytetare Kroate dhe Lëvizja Qytetare URA.
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...