Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, në një intervistë për A2 CNN, tregoi eksperiencën e tij në Ukrainë, si politikani i parë shqiptar që vizitoi Kievin që pas nisjes së pushtimit rus, në 24 shkurt.
“Unë theksova që ne të Ballkanit Perëndimor e kemi të freskët luftën, me shqiptarët e Kosovës, boshnjakët etj. Në aspektin politik duhej thënë qartë që Maqedonia e Veriut është konform përcaktimeve të botës perëndimore. Në aspektin personal, si kryetar Parlamenti, duhej të shprehja mbështetjen ndaj institucioneve të Ukrainës”, tha Xhaferi.
“Aty kishte tmerre dhe nuk është gjë tjetër veçse krim lufte e përpjekje për gjenocid. Këto çështje kërkojnë procedurë të caktuar ndërkombëtare dhe hulumtuese”, theksoi Xhaferi.
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Lushaku: Për LDK-në, Konjufca e Mulhaxha nuk janë emra të pr...