Gjatë ditës së djeshme policia ka ndërhyrë në një aheng në Karposh të Shkupit duke arrestuar kështu 8 persona të cilët nuk kanë respektuar masat-antiCovid.
Personat në fjalë janë hasur në një garazh në rrugën “Ankarska” në Karposh derisa kanë qenë duke festuar në kundërshtim me masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga momenti i shpalljes së gjendjes së krizës, sipas së cilës ndalohet grumbullimi i më shumë se katër personave.
Tetë të arrestuarit janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të ngritët padi adekuate./alsat-m
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...