Policia e Tetovës gjatë ditës së djeshme nga ora 22:00 deri në ora 00:00, me përdorimin e të ashtuquajturit “Radar i natës”, ka zbatuar kontrolle të përforcuara për dënimin tejkalimit të shpejtësisë në rrugën “Marshall Tito” në Tetovë.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë kësaj periudhe janë zbuluar dhe dënuar 31 shoferë që kanë tejkaluar shpejtësinë. Në mesin e tyre ndodhet edhe një motoçiklist i cili është regjistruar me 160 kilometra në orë. Ndaj të gjithëve u është përgatitur gjoba.
“Janë gjobitur edhe nëntë kundërvajtje tjera, prej të cilave katër janë për vozitje pa leje vozitje”, thonë nga policia.
Ata shtojnë se këto kontrolle do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme dhe ju bëjnë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që të kemi komunikacion më të sigurt./Telegrafi/
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari