Nuk do të kërkohet përgjegjësi për policinë kufitare të Maqedonisë në lidhje me arratisjen e Nikolla Gruevskit, pas përfundimit nga i pari i Prokurorisë Publike, Ljubomir Joveski, se ish-kryeministri nuk ka kaluar përmes kufirit zyrtar në Shqipëri, njofton “SDK”.
Tash për tash nuk është e ditur se përmes cilit kalim ilegal është arratisur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion është konfirmuar vetëm kalimi i Gruevskit me automjet diplomatik në Mal të Zi dhe Serbi për të përfunduar në Hungari.
Ndërkaq për atë se si Gruevski ka hyrë në Hungari me letërnjoftimi (për shkak se pasaportën ia ka marrë Gjykata Themelore Shkupi 1) është çështje e Hungarisë./Telegrafi/
Vendet e Gjirit i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurimit të OK...
Mashtrim milionësh në Ferizaj, arrestohet i dyshuari për tje...
Atletico arrin marrëveshje me një tjetër lojtar të Atalantas
Osmani organizoi pritje me rastin e largimit nga detyra, zyr...
Real Madridi e bën prioritet yllin e PSG për merkaton e verë...
Rizvanolli merr pjesë në përurimin e investimeve të efiçienc...