Në kuadër të ndryshimeve kushtetuese, ne sugjeruam që do të vlerësonim nëse në preambulën e Kushtetutës do të përmendeshin edhe kroatët, gjë që do të ishte mirë duke pasur parasysh se kemi mbrojtje të ndërsjellë të pakicave, tha dje kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq në një deklaratë për gazetarët pas takimit me pjesëtarët e komunitetit kroat.
Ky ishte takimi i fundit i Plenkoviqit gjatë vizitës së tij zyrtare në Maqedoni. Më parë ai u takua me Presidentin e Shtetit, Kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin dhe kreun e opozitës.
Plenkoviq tha se sugjerimi i tij u prit në mënyrë të favorshme në kontrast me kërkesat e Bullgarisë, të cilat ai tha se po shkaktonin grindje të brendshme politike midis qeverisë dhe opozitës.
“Duhet shumë më tepër dialog ndërmjet partive politike për të arritur progres”, shtoi ai.
Vlerësohet se në Maqedoni jetojnë rreth 4.000 kroatë. Në regjistrimin e fundit, rreth 3.000 qytetarë u deklaruan si bullgarë./Telegrafi/
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...
Haxhiu thotë se seanca për Presidentin mund të vazhdojë nëse...
Vitinha zbulon mesfushorin më të mirë në botë sipas tij