Plaçkitje në mesnatë tek Ura e Gurit në Shkup

19:40 | 7 Shkurt 2016
Arbresh.info

Tre persona tani për tani të panjohur pas mesnate  kanë plaçkitur D.A. (18) nga Shkupi duke i marr atij telefonin celularë “Huavej” në vlerë prej 14.000 denarëve.

Siç informojnë nga MPB, keqbërësit kanë takuar të dëmtuarin tek Ura e Gurit në Shkup në drejtim të qendrës së qytetit.

Fillimisht ata e kanë ndaluar ndërsa njëri prej tyre e ka kërcënuar edhe me thikë.

Pasi që D.A ju ka dhënë atyre telefonin ata kanë lëshuar vendin.

Policia është duke ndërmarr masa për kapjen e autorëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm