Shqiptarët që marrin një pension do të përfitojnë një të 13 brenda pesë viteve. Qeveria ka miratuar dokumentin politik për të moshuarit dhe Planin e Veprimit për periudhën 2025-2030 .
Plani i Veprimit për Personat e Moshuar synon të ofrojë një qasje të qëndrueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës së të moshuarve në Shqipëri.
Aktualisht, në Shqipëri rezultojnë se janë 725 mijë pensionistë të cilët mund të përfitojnë nga kjo nismë e cila pritet të aprovohet në vijim.
Deri më tani pensionistët janë mbështetur me dy bonuse një në pranverë dhe një në fund vit.
Po ashtu në strategji parashikohen edhe një sërë masash në drejtim të rishikimit të kornizës ligjore për uljen e normave të tatimit për të ardhurat e të punësuarve në moshë pensioni, bonuse për qëndrueshmëri dhe performancë, mbështetje për pensione private dhe fleksibilitet të orareve të punës.
Po ashtu qeveria shqiptarë parashikon të vijojë negociatat për njohjen e pensioneve, ndërsa pritshmëritë janë që njohja e ndërsjellë e pensioneve me Greqinë të ndodhë brenda vitit 2030. Greqia rezulton se është shteti me numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë, mbi 670 mijë të tillë.
Këto masa janë marrë në kuadër të zhvillimeve demografike të cilat evidentojnë se popullsia në moshën mbi 60 vjec përbën ¼ e popullatës në Shqipëri, trend i cili po thellohet gjithnjë e më shumë për shkak të plakjes së popullsisë, rënies së lindshmërisë dhe fenomenit të emigrimit./abcnews.al/
Maduro paraqitet sot në gjykatë: Dihet për çfarë e akuzon SH...
Del sot para gjykatës ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagi...
Krimi për hakmarrje, portugezi merr dënim të përjetshëm për ...
Fryhen çmimet e naftës pasi Irani refuzoi bisedimet e drejtp...
Mbi 5000 izraelitë të plagosur që nga fillimi i luftës me Ir...
Historia po shkruhet: Kosova dhe Shqipëria, drejt Kupës së B...