Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dibrani, së bashku me stafin drejtues, kanë zhvilluar një takim me Këshilltarin Global të ICITAP-it për Kundërterrorizëm, z. Bill Sage, dhe Këshilltarin Rajonal për Njësitë e Inteligjencës Korrektuese, Frank Karam.
Në njoftimin për media thuhet se gjatë takimit u diskutuan çështjet e sigurisë në institucionet korrektuese, si dhe vazhdimi i bashkëpunimit dhe mbështetjes për SHKK-në.
“Mbështetja e ICITAP-it u vlerësua lartë nga drejtuesit e SHKK-së, veçanërisht për Departamentin e Inteligjencës Korrektuese të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Ky departament ka arritur të rrisë ndjeshëm nivelin e sigurisë, duke u bërë një histori suksesi dhe një model i mirë për të gjithë rajonin”, thuhet në njoftim.
Gjatë takimit është bërë edhe dorëzimi i donacionit të radhës me pajisje të avancuara teknologjike, që përfshijnë kompjuterë, pajisje detektuese dhe monitorë vëzhgimi, në vlerë prej rreth 50 mijë dollarësh.
ICITAP-i mbetet partneri kryesor i SHKK-së në zhvillim dhe reformë; përkrahja e tij është jetike dhe vendimtare për Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...