Rreth 5 mijë denarë dëm ka shkaktuar një person deri tani i panjohur, pas vjedhjes që kreu dje në Xhaminë në Reçicë të Vogël në Tetovë, e cila gjendet në rrugën “172”.
Sipas të dhënave të SPB Tetovë, vjedhja është kryer rreth orës 14:00, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Vjedhësit kanë hyrë në objekt përmes derës së hapur dhe në hapësirën e madhe për lutje kanë marrë një kuti, e cila ka qenë e montuar në mur, në të cilën ka pasur rreth 3 mijë denarë. Pas kësaj kanë marrë edhe kamerën dhe janë larguar nga xhamia. Sasia e plotë e vjedhur është 3 mijë denarë, ndërsa 2 mijë denarë konsiderohet dëmi material”, tha Marjan Josifovski.
Sipas statistikave të policisë gjatë këtij muaji deri tani në rajonin e SPB Tetovë kanë ndodhur shtatë vjedhje në objektet fetare, prej të cilave pesë në kisha dhe dy në xhamia./Telegrafi/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...