Persona të panjohur dje në dy raste kanë kryer plaçkitje në një kazino në rrugën “Gjorgji Popo Hristov” në Shkup dhe në një bastore afër tregut të gjelbër në Shkup.
Ministria e Punëve të Brendshme informon se mbrëmë në orën 21:37 është denoncuar se në një bastore afër tregut të gjelbër në Shkup dy persona të panjohur kanë kryer plaçkitje ndaj të punësuarve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Autorët me kërcënim me armë e kanë marrë fitimin ditor dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Plaçkitja e dytë është denoncuar mbrëmë në orën 24:26. Autorët, dy persona të panjohur, me kërcënim me armë automatike kanë marrë para nga fitimi ditor dhe kanë ikur në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Ndërmerren masa për zbulimin e autorëve dhe për zbardhje të tërësishme të rastit.
Izraeli përgatitet për rifillimin e sulmeve ndaj Iranit
Man United mposht Nottingham-in, siguron Champions-in
Nagavci pas takimeve me bashkatdhetarët: Rrugës për në Gjako...
Kurti: VV-ja ka rekord 51.1%, opozita ka nevojë për një humb...
Shkurte Fejza mesazh studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Ve...
Korçë, dyshime për eksploziv/ Rrethohet lagjja 18, forcat xh...