Zv.ministrja teknike për Punë të Brendshme Sllavjanka Petrovska, ka reaguar në Facebook në lidhje me postimet në rrjetet sociale sa i përket zgjedhjeve të parakohshme.
Ajo tha opinioni e ka të qartë se postimet lidhur me votimet janë shaka dhe të njëjtat nuk paraqesin vepër penale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ky reagim i Petrovskës vjen pasi gjatë ditës së djeshme drejtori i Kopshtit Zoolgjik, u ftua për bisedë informative në polici, për shkak të një postimi të tij në Facebook.
“Nuk do të lejoj mashtrime dhe të pavërteta, e as të ngulfatet liria e shprehjes në çfarëdo mënyre. Jetojmë në shtet demokratik në të cilin liria e shprehjes nuk është vepër penale. Kështu edhe do të mbetet”, tha Petrovska.
Kandidatura e Feride Rushiti në qendër të vëmendjes, reagon ...
Hoti: Rendi kushtetues është mbi çdo politikë, mbi çdo parti...
S’duhet dekret: Nëse nuk ka president deri në mesnatë, vendi...
Shtëpia e Bardhë: SHBA po shqyrton propozimin e fundit të Ir...
Vuçiq e pranon se serbët kanë kryer krime lufte në Kosovë, p...
Inaugurohet Muzeu Arkeologjik i Durrësit, Rama: Të promovojm...