Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se i përkrah plotësisht dhe i mirëkupton serbët të cilët kanë marrë vendim të ndalin punën në institucionet kosovare.
Ai ka deklaruar se kryeministri kosovar, Albin Kurti ka ushtruar dhunë institucionale sistematikisht ndaj serbëve në Kosovë, shkruan gazeta serbe Tanjug transmeton arbresh.info.
“Qëllimi i sotëm i serbëve për të mbrojtur Procesin e Brukselit, në radhë të parë të Asociacionit të Komunave Serbe, si i vetmi mekanizëm i garantuar për formimin e të drejtave kolektive të popullit serb në Kosovë, tregoi se vendimi paqësor dhe demokratik i serbëve për paligjshmërinë e vazhdueshme të Kurtit dhe shkelja e të gjitha marrëveshjeve të Brukselit është e vetmja përgjigje e mundshme”, tha Petkoviq.
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...