Ka eskaluar situata në protestat për rastin “Monstra” në Shkup.
Protestuesit e kanë humbur durimin, pasi policia nuk i lejon t’i afrohen objektit të Qeverisë së Maqedonisë.
Siç raportohet, edhe një policë ka marrë lëndime të lehta trupore, ndërsa të njëjtit i është dhënë ndihmë mjekësore.
Pasi organizatorët i shpallën të përfunduara protestat, pati protestues që nuk u larguan.
Të njëjtit u sulmuan nga njësiti policor, ndërsa ka edhe arrestime. Policia ka përdorur edhe shok bomba për të shpërndarë protestuesit.
Më herët u raportua se një polic është lënduar dhe të njëjtit i është dhënë ndihmë mjekësore.
Pritet që më vonë Ministria e Punëve të Brendshme të del me njoftim zyrtar për protestat e sotme, të cilat në fund edhe eskaluan./Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...