Më 28 Nëntor, në Saraj do të vendoset përmendorja e heroit shqiptar Isa Boletini ndërsa do të lëshohet në përdorim rikonstruimi i sheshit aktual të emëruar tashmë si “Sheshi i Flamurit”.
Këtë e bëri të ditur sot kryetari i Komunës së Sarajit, Bekim Murati, i cili tha se për këtë projekt janë ndarë 18 milionë denarë nga komuna.
Përmendorja e Isa Boletinit është donacion nga shoqata “Vatra” e Dërvenit ndërsa do të punohet në Shqipëri nga skulptori Idriz Balani.
Sipas Muratit, është ndër dhe kënaqësi që përmendorja e Isa Boletinit të vendoset në komunën e Sarajit duke pas parasysh kontributin e tij dhe të bashkëpunëtorëve për çështjen kombëtare shqiptare.
Përveç përmendores së Isa Boletinit, Bekim Murati tha se në sheshin e Sarajit do të ndërtohet edhe e ashtuquajtura Kulla tradicionale shqiptare e cila mbi kulm do të ketë simbolin shqiptar, plisin.
Projekti për vendosjen e përmendores së Isa Boletinit u mbështet edhe nga zëvendës kryeministri Musa Xhaferi.
Viktima e vrasjes në Gjakovë është vëllai i bashkëshortes së...
PSG tenton goditje të madhe, synon talentin mbrojtës të Real...
Regjistrimi i lindjes digjitalizohet, Kurti: Shumë shpejt në...
Përplasi për vdekje 2 fëmijët në Durrës, jepet masa e siguri...
Sarajeva përkujton fëmijët e vrarë gjatë rrethimit 1992-1995
5 Maji/ Begaj, Rama dhe zyrtarë të tjerë homazhe në Varrezat...