Seanca e Kuvendit të qytetit të Beogradit ka përfunduar në mënyrë të papritur, pas një serie incidentesh që shpërthyen para godinës.
Gjatë një sherri mes turmës dhe sigurimit, ndërhyri policia dhe pati përleshje, duke çuar në arrestimin e të paktën pesë aktivistëve.
Ata janë dërguar në stacionin policor të Beogradit të Ri, ku përpara tij janë mbledhur qytetarë, aktivistë dhe politikanë që kërkojnë lirimin e të arrestuarve.
Sherri ndodhi kur disa aktivistë tentuan të pengonin seancën e Kuvendit. Këshilltarët opozitarë u ulën para stolit të kryetarit me flamuj të Serbisë dhe kënduan himnin kombëtar, për të parandaluar zhvillimin e seancës.
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, ka vlerësuar incidentin si një “akt terrorist” të kryer nga përfaqësues të opozitës, raporton N1.
Ganimete Musliu ia heq mikrofonin Albin Kurtit, nuk e lejon ...
Kurti: Ulja e TVSH-së dhe akcizës krijon boshllëk financiar,...
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtar...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërrin në Arabinë Sa...
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...