Janë ngritur 47 kallëzime penale ndaj personave që në 24 orët e fundit nuk kanë respektuar masat e Qeverisë për parandalim të përhapjes së virusit korona. Policia ka kontrolluar 941 persona në izolimi dhe 2.752 në vet izolim.
Policët në inspektimet e personave në izolim dhe vet izolim zbuluan se në dy raste të ndryshme, dy persona në vet izolim nuk u gjetën në shtëpinë e tyre. Masën për qarkullim gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin nuk e kanë respektuar 47 persona. Ndërsa 17 persona të tjerët janë arrestuar dhe për pjesën tjetër janë hartuar procesverbale – njoftojnë nga MPB-ja.
Për herë të parë nga vendosja e orës policore në Tetovë dhe Gostivar mbrëmë policia nuk ka regjistruar shkelje të kufizimit të lëvizjes.
Numri i tërësishëm i personave të mbajtur në karantinë shtetërore në këtë rajon arrin 209. Për momentin në rajonin e njëjtë ka 182 njerëz me deklarata të nënshkruara për vet izolim – thonë nga SPB Tetovë.
Gjykata Themelore-Strumicë ka shqiptuar dënime me nga 3 mijë euro dhjetë qytetarëve të cilët nuk kanë respektuar kufizimin e lëvizjes.
Prokuroria Themelore Publike-Strumicë ka propozuar 13 akuza për mosrespektim të rekomandimeve gjatë kohës së epidemisë, që është e dënueshme sipas Nenit 206 Alineja 1 nga Ligji Penal. Gjykata ka pranuar propozimin e Prokurorisë dhe 13 qytetareve të Strumicës u është shqiptuar dënimi në vlerë prej 3 mijë euro për secilin prej tyre – thonë nga Prokuroria Themelore Publike-Strumicë.
Për dallim nga 24 orët e fundit, paraprakisht 89 persona e kishin shkelur orën policore.
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata
Putin thotë se Rusia “ka ide” si të zgjidhet çështja e NIS-i...
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, pritjet në Jarinje deri në 2...
I kapen mbi 10 mijë euro një udhëtari në Aeroport, paratë i ...
Kurti të dielën tubim në Hajvali në shkollën “Shkëndija”