28.368, aq sa banoret e një qyteti të vogël ose të një lagjeje në një kryeqytet të madh. Ky është numri i emigrantëve që kanë mbërritur përmes detit në të gjithë Europën, që nga fillimi i vitit 2018-të.
Shifrat bëhen publike nga organizata ndërkombëtare për emigracionin. 636 persona nuk e finalizuan dot ëndrrën për një jetë më të mirë duke humbur jetën në Mesdhe.
Megjithatë sipas IOM numri i të ardhurve thuajse është përgjysmuar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017.
Italia dhe Greqia vazhdojnë të mbeten vendet me të ekspozuara ndaj emigracionit; secili prej tyre ka mirëpritur 38 përqind të numrit total, ndërsa 23 përqindëshi i mbetur ka mbërritur në Spanjë.
E përkthyer në shifra 10.808 persona kanë prekur tokën në Itali, pak më shumë se 1/5 e emigranteve të mbërritur në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, plot 50.524 vetë.TCH
E ardhmja ende e paqartë: Agjentët e Vini Jr kontaktojnë gji...
42 aksidente trafiku e mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara gjatë ...
Çmimet e derivateve: Edhe sot 1 litër naftë duhet të shitet ...
Trump ia zgjat afatin Iranit për hapjen e Ngushticës së Horm...
Sulmohet gjyqtari në një ndeshje futbolli në Obiliq, arresto...
Ndjekje si në filma, kapet në Tiranë 37-vjeçari me lëndë eks...