Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kanë mbajtur takim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Takimi i Zaevit dhe Ahmetit vjen pas situatës së fundit të krijuar politike, me të cilën OBRM-PDUKM-ja paralajmëroi se ka shumicë të re parlamentare, njofton Telegrafi Maqedoni.
Pas përfundimit të takimit, kryeministri Zaev nuk u ndal të jep deklaratë për media.
Kujtojmë që sot në Kuvend partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, dorëzoi iniciativë për votëbesimin e Qeverisë, për të cilën thonë se e njëjta do të përkrahet nga më shumë se 61 deputetë.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, deputeti i Alternativës Skender Rexhepi, tha se edhe pse është nënshkruar në iniciativën për votëbesimin, nuk do ta përkrahë atë në Kuvend, derisa nuk largohen deputetët e partisë “E Majta”.
Kurse, nga ana tjertër, sekretari i përgjithshëm i ASH-së Arben Taravari, ka paralajmëruar se po negociojnë edhe me disa deputetët të BDI-së, për të cilët siç tha, do ta përkrahin rrëzimin e Qeverisë LSDM-BDI.
Ndryshe, seanca për votimin e votëbesimit të Qeverisë është caktuar për të enjten në ora 11:00
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër