Para pak minutash ka përfunduar në Beograd takimi i Këshilli të Sigurisë së Republikës së Serbisë ku kanë marrë pjesë përfaqësuesit e lartë të institucioneve të sigurisë.
Pas takimit mediave u është drejtuar drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Ai ka thënë se në takim është diskutuar për sigurinë e qytetarëve dhe shqetësimi që marrëveshja për asociacionin nuk po zbatohet për 1 930 ditë, përcjell kallxo.
“Serbët nga Kosova do të ndjekin apelin dhe do të këshillojnë që ata të kenë marrë dje nga presidenti Vuçiq, ata nuk do të reagojnë ndaj provokimeve”, ka thënë Gjuriq.
Ai ka shtuar se mekanizmat e sigurisë kanë marrë disa detyra nga presidenti Vuçiq detyra këto të cilat sipas tij kryesisht kanë të bëjnë me çështjet e brendshme.
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova
Arrestohet një i dyshuari për fajde
Maqedonci në Berlin: Kosova po ndërton mbrojtje moderne
Hashim Thaçit i shkon një urim për ditëlindje edhe nga VV, G...
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...