Shtatë mijë e pesëqind fëmijë do të përfshihen në çerdhe për katër vitet e ardhshme. Kjo do të mundësohet nga projekti i financuar nga Banka Botërore me 30 milionë euro për mbrojtjen e fëmijëve dhe mbrojtjen sociale, e cila do të zbatohet nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska vlerësoi se projekti dhe përfshirja e këtyre 7.500 fëmijëve do të rrit në 50 për qind përfshirjen e fëmijëve nga tre në gjashtë vjet në arsimin parashkollor, që është një tregues në programin e Qeverisë.
Projekti ka për qëllim përmirësimin e edukimit parashkollor, duke rritur shtrirjen e tij dhe përmirësimin e cilësisë së mirëqenies sociale dhe kujdesit për fëmijët.
Përfshirja e fëmijëve në çerdhe në Maqedoni është rreth 30 për qind dhe qëllimi është që të arrihet 50 përqindëshi./Telegrafi/
Portieri i Nantes “ndihmon” bashkëlojtarët për të ndërprerë ...
Nesër deklaratat hyrëse në rastin ndaj Thaçit e të tjerëve p...
Presidenti i ardhshëm gjerman do të zgjidhet në janar 2027
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 5
AAK shtron iftar për Bashkësinë Islame të Kosovës
Integrimi në BE dhe anëtarësimi në KiE, temë diskutimi mes K...