Presidenti Stevo Pendarovski e priti sot Ministren Federale për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutë të Republikës së Austrisë, Karoline Edshtadler.
Në takimin, siç kumtoi kabineti i shefit të vendin, u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale midis dy vendeve dhe u shprehu dëshira për zgjerim të mëtejshëm të marrëdhënieve politike dhe bashkëpunimin ekonomik dhe teknik, duke e theksuar interesin për intensifikimin e dialogut politik dhe shkëmbimin e vizitave në një nivel të lartë.
Presidenti Pendarovski theksoi se ne e vlerësojmë lart mbështetjen e vazhdueshme austriake dhe me zë të lartë për integrimin tonë në Bashkimin Evropian, duke vlerësuar se ekspertiza nga Austria është e një rëndësie të madhe për Maqedoninë e Veriut në përmbushjen e standardeve të Bashkimit Evropian.
Në takim, Presidenti e falënderoi koordinimin austriak për dhurimin e vaksinave Fajzer, sipas të cilit vendi ynë do të marrë 119.000 doza, nga të cilat 20.000 u dorëzuan sot dhe theksoi se me këtë Komisioni Evropian edhe një herë e demonstron solidaritetin e tij.
Presidenti Pendarovski u falënderua edhe për mbështetjen gjatë krizës së migrantëve dhe ndihmën e vazhdueshme të policisë austriake në operacionet e përbashkëta kufitare në kufirin tonë jugor, thuhet në kumtesën nga kabineti i tij.
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...