Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski duke i uruar pjesëtarët e Ushtrisë, njësitet zjarrfikëse të Koçanit dhe të gjitha institucionet që u përballën mbrëmë me zjarrin në Koçan, sot në profilin e tij në Facebook shkruan se Ushtria mbetet e gatshme për të ndërhyrë kudo në vend.
“I përgëzoj anëtarët e Ushtrisë, zjarrfikësit nga Koçani dhe të gjitha institucionet që mbrëmë në Koçan u përballën me zjarrin. Banorët e Koçanit u përfshinë në mënyrë aktive në shuarjen dhe në ndihmën e njësive në terren dhe ndihmuan për të shmangur një skenar shumë më të frikshëm.
Në periudhën e ardhshme, situata do të monitorohet intensivisht për të parandaluar zjarret në të ardhmen. Ushtria, në përputhje me urdhrin e djeshëm për të shpallur alarm për të gjithë përbërjen, mbetet e gatshme të ndërhyjë kudo në vend”, shkruan Pendarovski.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...