Shpresoj që Këshilli Evropian do të japë dritë të gjelbër për të filluar negociatat e pranimit me BE, tha Presidenti Stevo Pendarovski në një prononcim për gazetën greke “Ethnos”, duke theksuar se një vendim i tillë do të ishte i denjë për njohjen e përpjekjeve të bëra nga vendi, informon korrespondenti i AIM-së nga Athina.
Në tekstin me titull: “Stevo Pendarovski për Etnos: Është koha që Evropa të na shpërblejë”, e përditshmja greke përcjell deklaratën e Pendarovskit, si në lidhje me BE-në dhe perspektivën evropiane të vendit, ashtu edhe të marrëveshjes së Prespës
“Sinqerisht shpresoj dhe pres që do të ketë vendim pozitiv nga Këshilli Evropian që të lejojë Maqedoninë e Veriut të fillojë bisedimet para pranimit në mënyrë që ajo të bëhet anëtare e BE-së në periudhën e ardhshme. Do të jetë një vendim që ne e konsiderojmë të denjë, por gjithashtu është një njohje e të gjitha përpjekjeve që vendi ka bërë vitet e fundit, si në zbatimin e reformave të brendshme, ashtu edhe në zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë, duke arritur në një vendim historik që hapi rrugën për një të ardhme të përbashkët evropiane për të dyja vendet”, deklaroi Presidenti Pendarovski.
Shefi i shtetit thekson se të dyja vendet fqinje, si anëtare të BE-së, do të ndajnë vlerat dhe standardet evropiane të demokratizimit dhe transparencës, të cilat do të kontribuojnë në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, ndërsa flet edhe për marrëveshjen e Prespës dhe rezultatet pozitive dhe kapitullin e ri në marrëdhëniet bilaterale./Telegrafi/
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK