Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka uruar Emmanuel Macronin për rizgjedhjen si president i Francës.
Pendarovski tha se fitorja e Macronit është zgjedhje proevropiane në kohë sfidash dhe shpreson se bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Francës do të vazhdojë.
“E uroj Emmanuel Macronin për fitoren në zgjedhje presidenciale. Kjo fitore vjen në kohë sfidash, ku zgjedhja proevropiane është vërtetë domethënëse. Shpresoj se do të vazhdojmë me bashkëpunimin për çështjet që i afrojnë vendet dhe popujt tanë”, ka shkruar Pendarovski në Twitter./21media/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...