Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski para nënshkrimit të deklaratës me të cilën Maqedonia e Veriut u integrua zyrtarisht në NATO tha sot se deri në fillim të vitit 2024 ndarja e mjeteve për mbrojtjen dhe sigurinë duhet të jetë 2% e Bruto Prodhimit Vendor.
“Ne jemi të përkushtuar që të arrijmë pragun e ndarjes prej dy përqind të BPV-së për mbrojtjen deri në vitin 2024, megjithëse po ndodhin gjëra të paparashikueshme, të tilla si pandemia apo kriza energjetike që bënë presion për një shpërndarje më ndryshe të buxhetit, mirëpo mbrojtja dhe siguria janë baza për të gjithë funksionimin e sektorëve tjerë social”, tha në fjalën e tij Pendarovski.
Deklarata u nënshkrua nga Komandanti i Komandës së Lartë Aleate për Transformim të NATO-s, gjenerali Philip Lavigne dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerallejtënant Vasko Gjurçinovski.
Pendarovski tha se Maqedonia duhet ngadalë të lirohet nga pajisje dhe armë të papajtueshme që nuk përmbushin standardet dhe punojnë për përmirësimin e Sistemit të Menaxhimit të Krizave.
Pendarovski paralajmëroi edhe modernizimin e poligonit “Krivollak” me ndihmën e aleatëve që dëshirojnë të investojnë./Telegrafi/
Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...