Presidenti i Republikës së Maqedonisë së veriut, Stevo Pendarovski nesër dhe pasnesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Serbi, ku do të pritet nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Pendarovski, nesër në Pallatin Serbia në Beograd, siç paralajmërojnë nga kabineti i tij, do të ketë takim me presidentin Vuçiq, pas çka pason edhe takimi plenar mes delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.
Është paraparë presidenti Pendarovski të realizojë takim edhe me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq dhe me kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviq. Në kuadër të vizitës zyrtare, Pendarovski do të realizojë takim edhe me kryetarin e Odës Ekonomike të Republikës së Serbisë,. Marko Çadezh dhe afaristë serbë.
Të shtunën, Pendarovski në Novi Sad do të marrë pjesë në Forumin rajonal rinor dhe do të flasë në panelin presidencial “Fjalimi i të rinjve para përfaqësuesve të pushtetit: prezantimi i dialogut politik para mijëvjeçarëve”, së bashku me presidentin serb, Vuçiq dhe presidentin slloven, Borut Pahor.
48 vjeçari humb jetën në vendin e punës në Shtime
45 minuta të çmendur në “Allianz Arena” – pesë gola të shënu...
Ankaraja kërkon zgjatjen e armëpushimit midis Iranit dhe Sht...
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...
Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armë...