“Republika e Maqedonisë është e përgatitur politikisht dhe ushtarakisht që të bëhet anëtare e plotë e NATO-s, pasi që të jetë mbyllur i tërë procesi me Marrëveshjen e Prespës”.
Kështu ka thënë mes tjerash koordinatori i Maqedonisë për në NATO, Stevo Pendarovski, duke folur për gatishmërinë e vendit për t’u bë anëtare e 30-të e NATO-s në një intervistë për TV Tellma. njofton Koha.
Sipas tij, nuk parashikohen probleme më të mëdha me Greqinë lidhur me sigurimin e mbështetjes për Marrëveshjen e Prespës, pasi që e njëjta të jetë ratifikuar në Maqedoni.
Pendarovski në intervistë ka folur edhe për sfidat e mëtutjeshme të Republikës së Maqedonisë drejt anëtarësimit të plotë në NATO.
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media