Presidenti Stevo Pendarovski, sot e ka nënshkruar dokumentin e fundit, me të cilin Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e NATO-s.
Pendarovski thotë se ky është hapi përfundimtar, pasi që të gjitha 29 vendet anëtare të NATO-s e ratifikuan protokollin për anëtarësim, përcjell telegrafi Maqedoni.
“Sot kisha nder të nënshkruaj Instrumentin për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt Marrëveshjes Veriatlantike. Ky është hapi përfundimtarë, pasiqë të gjitha 29-të vendet anëtare të NATO-së e nënshkruan protokollin për anëtarësim, ndërsa sekretari gjeneral i NATO-së edhe në mënyrë formale na ftoi të nënshkruajmë instrumentin”, thonë Pendarovski.
Ndryshe, këto ditë pritet edhe formalisht që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtarja më e re e Aleancës Veri-atlantike
Ngjarje e rëndë në Shqipëri, vdes 65-vjeçarja pasi u sulmua ...
“Hendeku është i pakapërcyeshëm”, dështojnë bisedimet mes Ir...
Real Madridi i rikthehet në garë për Konaten, por ka një pro...
Rizvanolli kërkon të ndalen keqinterpretimet dhe keqinformat...
Pse gratë janë më skeptike ndaj inteligjencës artificiale se...
Çmimi i arit rikthehet mbi 5000 dollarë