Brukseli është përgjegjësi kryesor për mungesën e suksesit të Maqedonisë së Veriut edhe të Turqisë në integrimet evropiane. Këtë e deklaroi presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cili ka thënë se detyrohet ta thotë këtë të vërtetë edhe pse do të dëshironte që të mos e fajësonte dikë tjetër përveç vetes.
“Për fat të keq, historia evropiane për të dy vendet nuk është e suksesshme. Do të doja të mos fajësonim dikë tjetër, por veten, mirëpo nuk mund të shmangem, të themi të vërtetën. Partnerët tanë evropianë dhe Brukseli janë përgjegjës për këtë. Akoma jemi duke pritur të fillojmë”, deklaroi Pendarovski.
Në intervistën për Agjencinë e Lajmeve Anadollu, Pendarovski ka theksuar se Turqia filloi negociatat për anëtarësimin e plotë në vitin 2005, por se ende nuk ka ndonjë zhvillim të rëndësishëm në lidhje me anëtarësimin.
Pendarovski vlerësoi marrëdhëniet midis vendit të tij dhe Turqisë, ndërsa tha se Ankaraja është një nga investitorët më të rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës