
Indiana Gov. Mike Pence announces that the Centers for Medicaid and Medicare Services had approved the state's waiver request for the plan his administration calls HIP 2.0 during a speech in Indianapolis, Tuesday, Jan. 27, 2015. (AP Photo/Michael Conroy)
Mike Pence do të vizitojë shumë shpejt Malin e Zi me ftesë të kryeministrit Dusko Markovic.
Vizita, thuhet në deklaratën sqaruese të qeverisë malazeze, pason takimet e fundit të Markovi? me Pence dhe sekretarin e shtetit Rex Tillerson në Washington.
Në axhendën e Pence do të jetë dhe një takim me presidentin Filip Vujanovic, ndërsa kryeministri Markoviç përgatitet të jetë në të njëjtën kohë mikpritësi i një takimi me liderët e vendeve të kartës së Adriatikut.
Samiti, nga sa pohohet në deklaratë, do të mbahet në 2 gusht në Podgoricë, e në të do të marrë pjesë dhe zëvendëspresidenti amerikan. Do të jetë mbledhja më e rëndësishme ndërkombëtare e mbajtur ndonjëherë në këtë vend, vazhdon njoftimi i qeverisë, ku sqarohet se ftesa për këtë event i janë dërguar liderëve të Kroacisë, Bosnje-Hercegovinës, Shqipërisë e Maqedonisë, të cilat krijojnë bashkë me Malin e Zi Karten e Adriatikut, si dhe vendeve që gëzojnë statusin e vëzhguesit- Serbia, Kosova dhe Sllovenia.
Për Podgoricen, ndalesa e Pence shihet si konfirmimi i radhës i marrëdhënies së shkëlqyer politike të saj me Washingtonin si dhe partneritetit strategjik mes dy vendeve.
Ftesën, numrit dy të administratës amerikane, Markovic ia bëri gjatë bisedimeve zyrtare të mbajtur në 5 qershor në Shtëpinë e Bardhë. Vizita e Pence, e para në rajon e një zyrtari të këtij niveli i cili është bashkëpunëtor i presidentit Donald Trump, vjen pak muaj pas ekspozimit të komplotit për grusht shteti në Malin e Zi, i cili dyshohet të jetë orkestruar nga Rusia, njofton TCH.
Vetëm disa javë më parë ndërkohë, vendi u kthye në anëtar me të drejta të plota të NATO. Një lëvizje e tillë u pa si grusht i fortë që i jepej përpjekjeve të Moskës për shtrirjen e influencës së saj në Ballkan, tentativa këto që e kanë rikthyer rajonin në fokusin e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...