Pasi që ish-kryeministri dhe lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski u dënua me dy vjet burg në lëndën “Titanik” për blerjen e “mercedesit”, deputetët e OBRM-PDUKM-së e lëshuan seancën e sotme kuvendore, pa dhënë asnjë sqarim për këtë veprim.
Më herët, Kuvendi nuk i votoi ndryshimet e ligjit të Ligjit për akciza, të propozuar pikërisht nga deputetët e opozitës, të cilët propozuan zvogëlimin e akcizave të dizelit për tre denarë për litër nga 15.121 denarë në 12.121 denarë.
Deputetët nga shumica parlamentare nga LSDM, BDI dhe partitë tjera, të cilët qëndruan në sall, e dëgjuan fjalimin e Avokatit të Popullit, Ixhet Memeti deri sa ai prezantonte raportin vjetor për punën e tij./telegrafi
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës