Gati një muaj në Shtëpinë e Shëndetit në Kërçovë mungojnë vaksinat kundër fruthit.
Prindërit janë shprehur të shqetësuar, pasi edhe pse kanë dashur të vaksinojnë fëmijët, procesi është shtyrë çdo ditë, ndërsa sipas rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, ata nuk mund t’i dërgojnë fëmijët as në kopshte.
“Muajin e kaluar sollën një numër të vogël të vaksinave, të cilat menjëherë u harxhuan. Kemi fëmijë të vegjël, ndërsa në qytet ka të prekur nga virusi. Vazhdimisht na thonë se do të arrijnë vaksinat, por nuk e dimë për çfarë arsye kjo nuk ndodh”, tha për “A1on” një prind nga Kërçova, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërsa nga Shtëpia e Shëndetit në Kërçovë thanë se nuk posedojnë vaksina dhe nuk e dinë kur do të furnizohen me to.
Kurse nga Ministria e Shëndetësisë nuk janë përgjigjur në pyetjen për mungesën e vaksinave në Kërçovë.
Tenderi për vaksina për imunizim të vazhdueshëm dhe vaksina për indikacione epidemiologjike të popullsisë për periudhën qershor 2018 – qershor 2020 është nënshkruar vitin e kaluar.
Ndryshe, nga Instituti për Shëndet Publik dje deklaruan se ka mbi një mijë të prekur nga virusi i fruthit në disa qytete në vend. Ndërsa dje Komisioni për Sëmundje Ngjitëse vendosi që të shpall gjendje epidemie në nivel të shtetit.
Për momentin në Klinikën Infektive janë hospitalizuar 55 pacientë, prej të cilëve 36 fëmijë. Në gjendje më të rëndë janë shtatë nga të prekurit.
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...