Mitre Petropovski, i kërkuar me një urdhër arresti ndërkombëtar për kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues më 27 prill të vitit të kaluar në Kuvend, është dorëzuar vetë në burgun e Shutkës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për atë, si dhe për të tjerët, të cilët kanë qenë në arrati ose janë ende, gjyqtari në procedurën e kaluar ka marrë vendim për 30 ditë paraburgim. Petropovski vetëm se është brenda grilave në burg, konfirmojnë nga Gjykata Themelore Shkupi 1.
Para dhjetë ditëve është vetë dorëzuar Aleksandar Vasilevski-Ninxha, ndërsa disa muaj para tij është dorëzuar edhe Nikolla Mitrevski-Konjo, të akuzuar për vepër penale.
Këtyre do t’u shtohen edhe 30-të të pandehur tjerë të akuzuar për ngjarjet në Kuvend me 27 prill të vitit të kaluar. Në mesin e të akuzuarve ka edhe pesë deputetë. 28 persona akuzohen për terrorizëm, ndërsa dy agjentët e DSK-së për marrjen e video inçizimeve në Kuvend, do të akuzohen për ndihmë në veprën penale.
Cristiano Ronaldo bëhet aksionar i Almerias, blen 25% të klu...
Komandanti i KFOR-it priti në takim emisarin hungarez, disku...
Parakalim motoristik e paragllajdim për Epopenë e UÇK-së
Tre të lënduar në aksident trafiku në Banjë të Istogut
Rama: Pezullimi i një ministri pa gjyq, ndërhyrje brutale në...
Llugaliu për rastin e një milion eurove: Goditje ndaj parave...