Bashkimi Demokratik për Integrim i ka kërkuar liderit të LSDM-së, Zoran Zaevit që ta akuzojë Serbinë për gjenocid ndaj shqiptarëve.
Zoran Zaev ka informuar bordin kryesor të partisë se në marrëveshjen që ka nënshkruar me partitë shqiptare ka pranuar se do të akuzoj Serbinë për gjenocid ndaj shqiptarëve në Maqedoni në mes dy luftërave botërore, transmeton lajmi.net.
Bëhet fjalë për periudhën 1912 deri më 1956.
Siç mësohet ky vendim nuk është miratuar nga i gjithë bordi i partisë së Zaevit mirëpo ai ka tentuar t’i bind ata duke thënë se kjo gjë nuk është e rrezikshme për maqedonasit pasi faji bie mbi qeverinë serbe e cila në atë kohë ishte në krye të ish-Maqedonisë së Vardarit.
Gazeta e Shkupit “Republika” shkruan se Zaev e ndryshoi historinë e Maqedonisë duke thënë se shqiptarët kanë qenë gjithmonë të pranishëm në Maqedoni në numër të madh.
Zaev ka kërkuar nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov të kërkojë një mandat për të formuar qeverinë e re, e njëjta thirrje i është dërguar edhe Komisionerit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim