Ministrat e jashtëm të BE pritet që në çdo moment të fillojnë raundin e dytë për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por vështirë se dikush beson se vendimi do të merret sot, informon AIM.
Propozimi i fundit për ndarjen e të dyja vendeve dhe fillimin e negociatave së pari me Maqedoninë e Veriut kundërshtohet nga tre vendet Franca, Gjermania dhe Italia, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Franca kundërshton çdo zgjerim të ri përpara bisedimeve për reformat, ndërsa Gjermania dhe Italia kanë frikë se nëse fillojnë negociatat vetëm me Maqedoninë e Veriut, Shqipëria do të “mbetet” përgjithmonë në dhomën e pritjes së BE-së, thonë diplomatët e vendeve anëtare të BE-së për AIM-në.
Holanda, sipas tyre, nuk e kundërshton ndarjen nga Shqipëria, pasi Haga duhet të ndjekë vendimin e Parlamentit Holandez, i cili e konsideron Shkupin gati për negociata, ndërsa Tiranën jo.
Diplomatët në Luksemburg shpjegojnë se edhe nëse arrihet një kompromis për një ndarje të mundshme të të dyja vendeve, ka pak shanse që kjo të bëhet sot.
Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë pa datë të përfundimit
Zhytësit nxjerrin trupat e shtatë turistëve kinezë dhe të nj...
20 vjet nga grabitja më e madhe në historinë e Britanisë – d...
Iu gjetën eshtrat pas 28 vitesh, rivarroset dëshmori Agron G...
Bayern Munich fiton me vështirësi ndaj Eintracht Frankfurt
Vritet me thikë 47-vjeçari në Kavajë, pas një konflikti për ...