Qindra bashkëqytetarë, edhe pse jetojnë në Maqedoni para se vendi të fitojë pavarësinë nga Jugosllavia, ende nuk kanë shtetësi.
Mospasja e shtetësisë ua mohon atyre shumë të drejta që i gëzojnë shteteasit, siç janë sigurimi shëndetësor, pensional si dhe lëvizja e lirë jasht Maqedonisë së Veriut.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i pyetur nga TV21 tha sot se ka ekip që po punon për këtë problematikë, ndërsa paralajmëroi se pas analizave të bëra të vihet deri tek një zgjidhje ligjore që qytetarëve pa shtetësi t’u mundësohet marrja e së njëjtës.
“Ne kemi dhënë detyra, tashmë po bëjmë analiza se sa njerëz janë, cilat janë kushtet dhe çfarë duhet të ndryshojmë në ligj që më lehtë të vijmë deri tek sigurimi i shtetësisë për këta qytetarë. Po punojmë në këtë plan. Shpresoj se shërbimet që profesionalisht punojnë në këtë çështje, me vendim, e ndoshta ky vendim do të duhet të sillet nga Kuvendi, që përmes një zgjidhjeje ligjore të vijmë edhe deri tek zgjidhja e problemit”, deklaroi Spasovski.
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...