Paralajmërohet vazhdimi i gjendjes së jashtëzakonshme edhe për 30 ditë të tjera

15:48 | 14 Prill 2020

Presidenti Stevo Pendarovski vlerëson se gjendja e jashtëzakonshme duhet të vazhdohet edhe për 30 ditë të tjera. Vendimi duhet të miratohet deri të enjten nga Këshilli për siguri. Pendarovski vlerëson se duhet të bëhet koordinim më i mirë mes vetëqeverisjeve lokale dhe armatës ku është përfshirë si mbështetje e policisë.

Gjasat janë shumë të mundshme që të shpallen 30 ditë tjera të gjendjes së jashtëzakonshme, sepse gjendjet e brendshme që nuk eskalojnë, por që nuk janë të reduktuara, ende kërkojnë një lloj të këtillë të angazhimit nga të gjitha institucionet përkatëse dhe për një gjendje të këtij lloji. Për herë të parë kemi shpallur gjendje të jashtëzakonshme në 30 vjet pavarësi si shtet, por për herë të par edhe në botë po ndodhin disa gjëra lidhur me pandeminë e virusit. Kështu, nëse sot i kemi informatat e institucioneve kompetente dhe nëse sot më pyesni për vendim, ai do ishte në drejtim të asaj që të shpallen 30 ditë tjera të gjendjes së jashtëzakonshme – deklaroi Stevo Pendarovski, president i shtetit.

Gjendja e jashtëzakonshme në vend që ende është në fuqi është shpallur nga ana e presidentit Pendarovski më datë 18 të muajit të kaluar. Paraprakisht Qeveria dërgoi kërkesë në Kuvend, që sipas Kuhstetuës është kompetente të shpallë gjendje të jashtëzakonshme. Për këtë kryeparlamentari Talat Xhaferi kërkesën e dërgoi sërish te presidenti i shtetit me arsyetimin se Kuvendi është shpërndarë dhe nuk mund të mbidhet sërish dhe në këtë rast për këtë vendim sipas Kushtetutës është kompetent presidenti i shtetit. Nëse do ketë masa të reja nga ana e Qeverisë për momentin nuk dihet. Kërkuam përgjigje nga autoritetet kompetente si do ballafaqohen me sfidat ekonomike në periudhën e rimëkëmbjes së hershme, por nga Qeveria nuk morëm përgjigje.

 

Lajmet më të lexuara