Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska në konferencë për shtyp u shpreh se rritja e pensioneve do të vazhdojë edhe gjatë këtij viti.
“Po bëhen përgatitjet e fundit për rritje shtesë të pensioneve. Kjo do të thotë se rreth 330 mijë pensionistë do të marrin më shumë të hyra mujore që është e rëndësishme nëse merret parasysh kriza energjetike”, u shpreh Kuzeska.
Sipas saj, Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor është stabil dhe mund të rrisë pensionet.
“Sipas të dhënave zyrtare, të hyrat në Fondin Pensional dhe Invalidor në vitin 2021 janë rritur për 1.3 miliardë denarë”, tha Kuzeska.
Ajo shtoi se edhe pse krizë energjetike, ekonomia mbetet stabile de se këtë e dëshmon rritja e pagës mesatare që në nëntor të vitit 2021 ka qenë 29.130 denarë ose për 5.6% më shumë se muajin e njëjtë të vitit të kaluar./Telegrafi/
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s