Mullixhinjtë kërkojnë subvencione për energjinë elektrike ose shtimin e tregut të rregulluar sepse vetëm në këtë mënyrë, theksojnë ata, do të qetësohej situata dhe do të uleshin çmimet në të mirë të popullatës.
Siç tha për AIM-n, kryetari i Grupit të Industrisë së Odës së Mullinjve, Goran Malishiq, në interes të madh do të ishte edhe teprica e shitur gjatë natës nga EMV, sepse 75 për qind e prodhimit të industrisë së bukës bëhet gjatë natës.
“Në situatën aktuale çmimi në bursë i grurit si lëndë e parë bazë filloi sërish të rritet. Që nga vjelja e vitit 2022, çmimi në bursën franceze është rritur me rreth 10 për qind dhe në Serbi po ashtu është 10 për qind. Kjo do të rrisë ndjeshëm çmimin e miellit dhe bukës dhe brumërave për të paktën 10 për qind në periudhën e ardhshme prej 40 deri në 50 ditë”, thekson Malishiq./Telegrafi/
Sadiku: Të gjithë po merren me LDK-në, por partia duhet të m...
Trump: Vrasjet në Iran janë ndalur
Osmani, Basha e Kurti nesër marrin pjesë në ceremoninë përku...
ARrSh: Rruga e Thethit e hapur për qarkullim, pas mbylljes p...
“Strategjia e Abdixhikut s’ishte e duhura”, Kraki: LDK ka ne...
Ambasada Britanike në Teheran mbyllet përkohësisht