Prokuroria themelore publike në Veles solli Urdhër për zbatim të procedurës hetimore ndaj vajzës 23-vjeçare nga Velesi për vepër të kryer penale – Vrasje, kumtuan nga PTHP Veles.
Më 29 shtator, siç informojnë nga prokuroria e Velesit në orët e hershme të mëngjesit, në shtëpinë në të cilën ka jetuar, e dyshuara gjatë kryerjes së dhunës familjare ka privuar nga jeta burrin 40-vjeçar me të cilin ka jetuar në lidhje jashtëmartesore.“Pas zënkës verbale dhe fizike mes tyre, ai e kapi për qafe me qëllimin që ta mbysë, kështu që e dyshuara me thikë i shkaktoi plagë nëm pjesën e majtë të kraharorit, që rezultoi me vdekje”, sqarojnë nga PTHP Veles.
Duke i pasur parasysh llojin, peshën e veprës penale dhe dënimin e kanosur, duke supozuar se e dyshuara mund të ikë apo t’i shkatërrojë dhe fshehë gjurmët nga vepra penale, prokurori kompetent publik në Gjykatën themelore Veles parashtroi propozim për caktim të masës së paraburgimit për sigurim të pranisë së saj gjatë procedurës.
Gjykatësi i procedurës paraprake e pranoi propozimin e prokurorit dhe të dyshuarës i caktoi paraburgim prej 30 ditëve.
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK