Papa Françesku para pak minutash ka lenë kryeqytetin nën masa të larta sigurie dhe po i drejtohet Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit ku më pas do të fluturojë për në Itali.
Papa Françesku qëndroi sot në Shkup për një vizitë njëditore në Maqedoninë e Veriut, pas mbërritjes mëngjesin e sotëm nga aeroporti i Sofjes pas qëndrimit dyditor në vendin fqinj. Ati i shenjtë u prit sot në Shkup me nderime të larta shtetërore. Papa takoi krerët shtetëror, përfaqësuesit fetar, qytetar të tjerë dhe grupe të margjinalizuara. Në shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës ai vendosi lule dhe u përkul përpara përmendores së saj. Papa deklaroi se përbërja shumë-etnike dhe shumë-fetare e Maqedonisë së Veriut, janë pasuri e rëndësishme. Mesha kryesore u zhvillua në sheshin e kryeqytetit ku kishte mijëra të pranishëm./alsat m
Pamje dramatike në Turqi, nxënësit hidhen nga dritaret pas s...
Reagon Hoti: Kosova duhet të ketë president që nuk është nga...
Irani kërcënon mbylljen e transportit detar në rajon nëse vi...
Konjufca: Rrugët tona me Osmanin prapë do të takohen, opozit...
“Këndoni për 250 vjetorin e SHBA-së”, Ambasada amerikane në ...
Distria Krasniqi synon medaljen e artë në Tbilisi