Aleksandar Pandov i cili është kryetar i Institutit patriotik pranë OBRM-PDUKM-së sot para Qeverisë tha se politikat e Zaevit dhe të Dimitrovit e kanë shndërruar Maqedoninë në kioskë.
“E gjithë Maqedonia është kioskë ku shiten për një euro historia dhe identiteti maqedonas”, tha Pandov.
Ai u bëri thirrje popullit maqedonas dhe qytetarëve tjerë që të jenë të vëmendshëm për shkak se këto ditë Zaevi është i gatshëm të nënshkruajë diçka kundër Maqedonisë.
“Këtë OBRM-PDUKM nuk e pranon dhe nga këtu u bëjmë thirrje qytetarëve të jenë të unifikuar. Vetëm në këtë mënyrë mund të kundërshtojmë këtë politikë të dëmshme që për far të keq mund të në sjell ta humbin gjuhën, historinë dhe identitetin maqedonas”, tha Pandov.
Deklarata e komunës malazeze për ‘çnjohjen’ e Kosovës, Minis...
Shfuqizohet tarifa prej 3 eurove për shoqëruesit e pacientëv...
Trump kërkon hapjen e Kinës ndaj bizneseve amerikane
Çmimi “Karli i Madh”, Kryeministri Rama i ftuar në ceremoni
Supremja shfuqizon pjesërisht Rregulloren e UP-së për avanci...
Kurti: Dr. Metë Shatri i bashkohet LVV-së, pjesë e listës pë...